Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Trupi i nxjerrë nga avioni është i futbollistit (FOTO)

Tani merr fund edhe zyrtarisht: Emiliano Sala është ndarë nga jeta dhe trupi i tij është ai i zbuluar në avionin e mbytur në Kanalin anglez.

Policia e Dorset në Angli ka konfirmuar se trupi i nxjerrë ditën e mërkurë nga avioni i mbytur është ai i sulmuesit argjentinas, i cili po udhëtonte për në Kardif, për t’u bashkuar me ekipin e tij të ri, pas transferimit për shifër rekord nga Nantes.

Pas zhdukjes së avionit muajin e shkuar u zhvilluan kërkime pa fund, por vetëm ditët e fundit u zbulua vendndodhja e avionit të vogël, i rrëzuar në rrethana ende misterioze.

Futbollisti 28-vjeçar është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike dhe të pabesueshme, sepse ende nuk kuptohet si u lejua të udhëtonte me një avion aq të vogël. Ndërkaq, nuk është gjendur ende piloti i avionit.

 

 

Related posts

“TOPI I ARTË” NË DUART E MODRIC/ Motra e Ronaldos s’e KURSEN fjalorin: Botë e MAFIAS dhe atij bir K**VE

Isa.Autor

E BUJSHME/ MILANI kërkon mesfushorin e ROMËS por kushton…një MAL me PARA

Isa.Autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Mbrëmje për t’u harruar për futbollistin e Shqipërisë, i prish punë ekipit të tij

Delo.autor

Leave a Comment