Futboll Sport

Lojtari që tërhoqi flamurin në Serbi-Shqipëri: Nëse do ndodhte përsëri, do veproja njësoj

Serbi-Shqipëri është një ndeshje që nuk do të harrohet lehtë nga tifozët e të dyja palëve.

Ai dron, tashmë në histori, krijoi një valë të gjatë reagimesh, derisa Kombëtarja jonë arriti të fitonte gjyqin në CAS, duke e fituar takimin në tavolinë me rezultatin 3-0.

Mbrojtësi Stefan Mitrovic ishte ai që nisi gjithçka kur tërhoqi dronin me flamurin që valvitej mbi stadium.

Në një intervistë për “France Football”, ai rikujton edhe njëherë episodin e vitit 2014.

E gjithë bota më pyet ende për të. I kam respektuar të gjithë. Nuk ishte më çështje futbolli, por politike. Ajo që doja të bëja ishte të vazhdoja ndeshjen, nuk kam menduar asgjë tjetër. Nuk kishte asgjë në gjestin tim, përveçse bezdisja të shikoja ndeshjen që ndërpritej. Nëse do të ndodhte përsëri, unë do të bëja të njëjtën gjë”, shprehet Mitrovic.

Related posts

E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si “Supermen” (VIDEO)

Delo.autor

Tre emra të ri dhe një yll botëror, prurjet e Barcelonës për sezonin e ri

Sadik.Autor

RIKTHEHET PAS MAKTHIT TË EUEO2020/ Eriksen zbret sërish me Danimarkën në Kampionatin Europian: Mezi pres të luaj!

F.autor

Leave a Comment