Futboll Sport

SHKOI SI DËSHMITAR/ Lojtari i La Liga përfundon i arrestuar me 7 akuza

Mbrojtësi i Levante, Antonio Garcia është arrestuar nga policia në një gjykatë të Spanjës, aty ku kishte shkuar të dëshmojë në lidhje me arrestimin e 6 personave të përfshirë në disa krime.

I njohur me emrin Tono, 29-vjeçari është ndalur nga gjykatësi duke parë që dëshmitë e tij ishin të dyshimta dhe implikonin atë me ngjarjet e ndodhura. Për këtë ai do të qëndrojë në arrest pa kusht derisa të merret një vendim.

Mbi të rëndojnë 7 akuza të rënda, përfshirë përkatësinë në një grup kriminal, zhvatje, kërcënime me vdekje, uzurpim të statusit martesor, falsifikim dokumentesh, cenimin e privatësisë dhe pastrim parash.

Në lidhje me këtë situata klubi i Levante lëshoi një deklaratë zyrtare, teksa u shpreh se janë tërësisht në mbështetje të lojtarit dhe familjes së tij, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht

Këtë sezon mbrojtësi i majtë ka qenë zgjedhje e parë e trajneri Paco Lopez, i cili e ka aktivizuar si titullar në 17 ndeshje të La Liga këtë sezon.

 

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Finalja e Copa LIBERTADORES do të luhet në stadium MADHËSHTOR

Isa.Autor

SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ U dëmtua rëndë, Kukësi prish kontratën me mesfushorin pas 6 vitesh

Isa.Autor

Leave a Comment