Futboll Sport

“SHPRESOJ TË JEM BABAI I…”/ Trajneri i Chelsit habit me deklaratën për Higuian

Maurizio Sarri e ka përshkruar veten si ‘babai i Higuian’ në futboll, teksa ka folur për aftësitë e tij për të nxjerrë më të mirën nga sulmuesi pas ribashkimit te Chelsea.

Sulmuesi argjentinas xhiron e kaluar ka shënuar dy gola në fitoren 5:0 të Chelsea ndaj Huddersfield, duke çuar numrin në 37 gola të shënuara në 37 ndeshje të shënuara nën drejtimin e Maurizio Sarri, duke llogaritur kohën që kanë punuar së bashku edhe të italianët e Napolit.

Chelsea nënshkroi me Higuain në janar, duke e huazuar sulmuesin nga Juventus, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

‘Unë shpresoj të jem ‘babai i Higuainit’ në futboll’, ka thënë Sarri para gazetarëve.

“Mendërisht, mendoj se jemi të njëjtë, mendoj se Gonzalo është i përshtatshëm për futbollin tim, kështu që ndenja është vërtetë fantastike, është një ndjenjë futbolli”.

‘Ai ka nevojë për besim, para se gjithash. Ai ka nevojë për një marrëdhënie shumë të mirë,me trajnerin dhe shokët e tij të ekipit. Ndonjëherë ai ka nevojë për një mesazh nga trajneri në konferencë për shtyp’.

‘Për momentin, ai është shumë i etur. Ai mund të ketë një sezon shumë të mirë, në këtë pjesë të fundit të sezonit’.

Related posts

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjeorgji-Spanjë. Rezultati 1-2

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Shikoni golat më të bukur dhe gafat e javës së 9-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment