Futboll Sport

“PSG NUK NJEH LIMITE”/ Një kampion bote dhe një fantazist nëse ikën Neymar (FOTO)

E ardhmja e sulmuesit brazilian Neymar është ende e paqartë. Aktualisht ai është i dëmtuar, por asnjëherë nuk mungojnë zërat se sulmuesi 27-vjeçar mund të largohet nga PSG në fund të këtij sezoni.

Për të parandaluar çdo të papritur, skuadra pariziene është duke marrë masat që në rast se sulmuesi brazilian largohet zëvendësuesi i tij të jetë një tjetër emër i madh. Madje presidenti Nasser Al-Khelaifi ka piketuar jo 1 por 2 blerje “big”.

 

Sipas spanjolles “Don Balon”, në shënjestrën e PSG janë sulmuesi francez Antoine Griezmann, që luan me Atletico Madrid dhe fantazisti brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho. Francezi mbetet ëndrra e çdo klubi, por PSG synon të krijojë në këtë ekip dyshen e kombëtares Griezmann-Mbappe.

Më e lehtë blerja e Coutinho, që duket se do të largohet nga ekipi katalanas verën e ardhshme, pasi nuk po aktivizohet. Paratë për PSG-në nuk janë problem, pasi shitja e mundshme e Neymar do të garantonte këto blerje të reja.

Related posts

Real Madridi e do mbrojtësin e Arsenalit

Q.Autor

MERKATO/ Nga Dinj te dashuria e vjetër, zbardhet lista e dëshirave të Interit

Delo.autor

Rinovimi me Manchester Cityn, vjen reagimi i parë nga Gabriel Jesus

Q.Autor

Leave a Comment