Futboll Premier League Sport

PAS 4 MINUASH/ Aguero shlyen gafen me 2 gola ndaj Chelseat (VIDEO)

Katër minuta i kanë mjaftuar Manchester City-t për të gjetur golin e avantazhit kundër Chelsea-t me Raheem Sterling, i cili ka përfituar nga një rrëmujë e krijuar në zonën e rreptësisë.

Në minutën e tetë, City ka patur mundësinë të dyfishojë, por Aguero ka dërguar topin jashtë me portën e boshatisur, duke shkaktuar dëshpërimin e Pep Guardiola.

Gjithsesi, argjentinasi e ka shlyer gabimin e tij me dy gola të shënuar në minutat 13-të dhe 19-të. I pari ka qenë i mrekullueshëm, i dyti një dhuratë e Ross Barkley. Në minutën e 25-të ka ardhur edhe goli i katërt i vendasve i shënuar nga Gundogan.

Related posts

Milan bllokon largimin e Suso, por verën e ardhshme…

Q.Autor

VALVITËN flamurin SHQIPTAR/ Tifozët TURQ mesazh vetëm me dy fjalë: F*ck PARTIZAN

Isa.Autor

TRONDITET BARCELONA/ Sulmuesi Gomez ndëshkon Ter Stegen me një goditje perfekte (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment