Futboll Seria A

Milan bllokon largimin e Suso, por verën e ardhshme…

Sa vlen Jesus Suso? Kjo është pyetja e madhe, sepse spanjolli, pas disa muajsh, mund të bëhet një mundësi e mirë për të gjitha klubet në Europë. Liverpool, që e ka arkën plot pas largimit të Coutinho te Barcelona, kërkon një futbollist për ta zëvendësuar dhe ka identifikuar sulmuesin e Milan si lojtarin e duhur. Nga ana tjetër klubi kuqezi nuk ka ndërmend ta largojë pa marrë të paktën 80 milionë euro, çmimi i caktuar nga Mirabelli dhe Fassone.

Suso, Lapresse

Në momentin e rinovimit të kontratës, që daton në shtator 2017, Milan dhe Suso kanë përfshirë një klauzolë për prishjen e kontratës prej 40 milionë eurosh, 50 milionë euro nëse Milan shkon në Champions League. Kjo e lejon spanjollin të largohet në çdo moment, pa marrë lejen e klubit, nëse dikush paguan klauzolën. Në këto kushte, 80 milionë euro që Milan kërkon sot nuk paguhen nga askush, por në verë do të ketë një mal me klube që do të jenë gati të paguajnë 40 milionë.

Image result for casa milan

Milan mendon se mund të arrijë ende në Champions League, edhe në rast të një suksesi në Europa League dhe nuk ka ndërmend të dobësojë përbërjen e ekipit të drejtuar nga Gattuso, por nëse nuk ia del atëherë verën e ardhshme do të jetë i detyruar të shesë dhe në bazë të kontratës Suso do të kushtojë 40 milionë euro. Pra, spanjolli mund të transferohet gjatë merkatos së verës, teksa mbetet ende për t’u par[ se çfarë do të ndodhë me Donnarumma.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Handanovic nuk jep më garanci, ideja e fundit e Interit në Premier mbi pasuesin

Delo.autor

NDESHJA INTER-FROSINONE/ Borja Valero në “regji”, Icardi ruhet për Tottenham

Isa.Autor

REAL SOCIEDAD-BARCELONA/ Koeman kërkon finalen e Superkupës së Spanjës pa Messin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment