Futboll Premier League Sport

KONTAKTET E PARA KANË NISUR/ Klopp interesohet për 18-vjeçarin e Bielsas

Liverpool thuhet të jetë interesuar për mesfushorin anësor të Leeds United.

18-vjeçari Jack Clarke ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Championship (kategoria e dytë angleze) dhe Klopp kërkon ta marrë në Anfield.

Mësohet se kontaktet e para kanë nisur, por nuk është bërë asnjë ofertë për lojtarin.

Leeds aktualisht ndodhet në vend të dytë të renditjes dhe Clarke ka shënuar dy gola në 15 paraqitje këtë sezon.

Ai mund të luajë në disa pozicione të ndryshme dhe ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin që trajnohet nga Marcelo Bielsa.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAN MARINOS/ Reja: Broja-Uzuni ishte gjëja më e mirë e ndeshjes. Nuk më pëlqyen…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ja kush e bleu “Wembleyn” për 671 milionë euro

Isa.Autor

Donnarumma, merr shembull nga Suso! Spanjolli ofron siguri tek kuqezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment