Futboll Sport

DO E BESONI? Ky lojtar është më i mirë se CR7 në akademinë e Sportingut

Ylli i skuadrës së Lille, Rafael Leao, ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo kur ishte yll në akademinë e të rinjve. Kështu thotë ish-trajneri i tij, Tiago Fernandes.

Leao, i cili është duke shkëlqyer për Lille në këtë sezon në Ligë 1, teksa ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje, ka dalë nga akademia e Sportingut të Lisbonës, ashtu si bashkatdhetari i tij Ronaldo.

Trajneri Fernandes beson se 19-vjeçari është lojtari më i mirë në hisotri të Akademisë së Sportingut.

“I bëra presion Jorge Jesusit (trajnerit të atëhershëm të Sportingut), ta merrte në ekipin e parë dhe i thashë: ‘Po, Gelson Martins ka talent, por Rafael është lojtari më i mirë në histori të Akademisë së Sportingut’”, tha Fernandes.

Në nivelin e të rinjve, ai beson, Leao ishte më i mirë se Cristiano.

“Në nivelin e të rinjve, ai ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo. Kur ai vendos të jetë vendimtar, i tillë është. Ai thjesht vendos dhe e bën”, shtoi trajneri.

Related posts

KESHKA-LAÇI/ Fantastik Alen Sherri, i mohon super golin me roveshatë skuadrës azere (VIDEO)

Delo.autor

E rëndë/ Vdes në gjumë futbollisti 18-vjeçar, kapiteni i ekipit anglez

Sadik.Autor

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT NË KINË/ Debuton edhe gjyqtari shqiptar Gentian Cici

Delo.autor

Leave a Comment