Futboll La Liga Sport

NDIZET ALARMI TEK “LOS BLANCOS”/ Lojtari i momentit në rrezik për sfidën e Championsit

Karim Benzema është stërvitur vetëm në palestër ditën e sotme, pasi ka shfaqur probleme në qafë. Një pjesë tepër delikate, që nuk dihet se si mund të shkojë, duke qenë se janë vetëm dy ditë larg përballjes me Ajax, për Champions League.

Sulmuesi francez është lojtari i dytë më i përdorur nga trajneri Santiago Solari, dhe është ndër lojtarët më në formë për momentin te Real Madrid.

Deri tani, Benzema ka shënuar 18 gola, më i miri i të gjithë skuadrës. Ndërsa ka luajtur plot 1827 minuta, 81% të totalit të minutave të zhvilluara deri tani.

Mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për Solarin, i cili duhet të bëjë mirë llogaritë për majën e sulmit në ndeshjen kundër Ajax në Holandë. Ndërkohë, është e sigurt mungesa e Marcos Llorente dhe e Isco, të dy të dëmtuar.

Related posts

LIVE/ Katar 2022: Mbyllet ndeshja Gjermani-Islandë. Rezultati 3-0

Delo.autor

ZYRTARE/ COVID-19 “pushton” PSG-në, pas Messit infektohet dhe një tjetër yll i ekipit

Delo.autor

VALENCIA-ATLETIKO/ Hapet sfida, Angel Correa zhbllokon rezultatin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment