Futboll Seria A Sport

PRESIDENTI I “KUQEZINJVE”/ Paolo Scaroni premton: Milani do kryejë edhe një goditje “big”

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni konfirmoi se klubi i tij do të përpiqet të nënshkruajë edhe një emër të madh në merkaton e verës, por kjo do ndodhë nëse ata lirohen nga Fair Play Financiar (FFP).

“Kur takoj tifozë entuziast dhe më pyesin: President a do blini edhe një lojtar të madh? Unë iu them: Sigurisht! Nëse FFP na e lejon”, theksoi presidenti kuqezi.

Ai sqaroi se tifozët duhet të kuptojnë se afrimet e reja duhet të bëhen me paratë që vijnë nga klubi. Ndërsa tha se tani Milani ka dy “male” për të ngjitur, në një anë duhet të arrihen rezultatet sportive, e në anën tjetër duhet të kapen rezultatet financiare.

Milani ishte ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit, duke marrë dy lojtarë të rinj për 70 milionë euro. Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek, të cilët kanë dhënë impakt të menjëhershëm në lojë dhe rezultatet e skuadrës së Gattuso.

Related posts

DO TË MUNGOJË 4 JAVË/ Ja deklarata e Mbappe pas dëmtimit (FOTO)

Delo.autor

PËRFUNDOJNË 45 MINUTAT E PARA/ Anglia leksion Spanjës

Isa.Autor

“Unë jam Thomas Strakosha, kjo është historia ime”: Video e Lazios për ditëlindjen

Sadik.Autor

Leave a Comment