Futboll La Liga Sport

ENDE NUK PO GJEN HAPËSIRA/ Drejtuesi i Barcelonës: Coutinho duhet të na japë shumë, jemi të..

Një vit nga transferimi i tij te Barcelona, ish-futbollisti i Liverpool, Philippe Coutinho nuk ka mundur ende të lërë shenjën e tij te skuadra katalanase, duke rrezikuar edhe pozitat e tij në formacionin titullar blaugrana. Dhjetori dhe janari ishin dy muaj të vështirë dhe komplikuar për brazilianin, që ka gjetur pak hapësira, duke humbur disi besimin e drejtuesve.

Gjithsesi, dygolëshi i realizua rndaj Sevillas në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ka përmirësuar disi pozitat e Coutinho, çka është konfirmuar edhe nga drejtuesit e lartë katalanas.

Është Guillermo Amor, aktualisht drejtor i marrëdhënieve institucionale të Barcelonës, që në një intervistë për “Sport”, pas barazimit të së dielës ndaj Athletic Bilbao ka rikonfirmuar besimin te brazilianin.

“Coutinho? Në vija të përgjithshme jemi të kënaqur. Duhet të na japë shumë dhe do ta bëjë. Kur merr pjesë në lojën e skuadrës shfaq gjithmonë cilësitë e tij. Rrezikon dhe tenton.  Duket sikur të gjithë e kanë vënën nën vëzhgim. Jemi të bindur që do të bëjë mirë”, deklaroi përfaqësuesi i lartë i klubit të Barças, Amor.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrojtja totalisht në gjumë, Rafa Silva ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Granit Xhaka e merr numrin e tij të preferuar në fanellë te Arsenali

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ E ardhmja e Haaland, Borussia Dortmund merr vendimin për norvegjezin

Delo.autor

Leave a Comment