Futboll Sport

E BUJSHME/ Bledi Shkëmbi s’ndalet, rrëmben Tefik Osmanin te Teuta

Skuadra e Teutës në sezonin që sapo ka përfunduar rrezikoi shumë qendrimin në Superiore. Megjithatë drejtuesit e skuadrës mendojnë që vitin e ardhshëm të mos përsërisin të njëjtat gabime dhe në të njëjtën kohë po punojnë për të ndërtuar ekipin.

Si fillim në krye të skuadrës është vendosur trajneri Bledi Shkëmbi, i cili menjëherë ka nisur nga merkatoja. Ditët e fundit janë konfirmuar 3 afrime, dy nga Liria e Prizërenti dhe i fundit është Kallaku, ish-lojtari i Laçit, i cili shihet si një mesfushor me shumë të ardhme.

Mirëpo trejneri Shkëmbi nuk ndalet vetëm me kaq. Sikurse raporton gazeta “SportEkspres”, “Djemtë e Detit” po punojnë për të sjellë në skuadër qendërmbrojtësin e Skënderbeut Tefik Osmani. 33 vjeçari shihet si një përforcim shumë i mirë për durrsakët, duke ofruar më shumë siguri dhe eksperiencë në mbrojtje.

Related posts

KRIJIMI I “EUROPEAN SUPER LEAGUE”/ Federatat bllokadë Realit dhe Juventus: Nuk do ta lejojmë

Delo.autor

ZYRTARE/ Partizani gjen akordin për Matondon, mesfushori bashkohet me skuadrën turke

F.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Ibrahimovic, Claesson ndëshkon Kosovën me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment