Futboll La Liga Sport

“KEMI SKUADRËN MË TË…”/ Florentino Perez: Kemi blerë disa lojtarë të rinj, që do të jenë…

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka folur sot për “France Football” në lidhje me sezonin aktual dhe për merkaton e shumëpërfolur të ekipit “los blancos”. Numri 1 i skuadrës kampione të botës për klube, u shpreh se nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë në të ardhmen.

“E kam thënë dhe përsëris. Kemi skuadrën më të mirë në botë dhe trofetë e fituar në vitet e fundit e tregojnë këtë gjë. Ndaj, nuk kemi për të shpenzuar shumë”, tha Perez, që nuk është dakord me ato që është shkruar në media për një Real në krizë. Ai vlerëson blerjet e bëra deri më tani.

“Gjatë këtyre viteve kam lexuar shpesh se skuadrës së Real i duhet një sulmues, por e vërteta ka treguar të kundërtën. Realiteti ka vërtetuar se Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë. Kemi blerë disa lojtarë të rinj, që do të jenë protagonistë në të ardhmen, si Vinicius dhe Rodrygo”, u shpreh Florentino Perez.

Related posts

BARCELONA-LYON/ Francezët ngushtojnë shifrat, shënon Tousart

Delo.autor

PLAS SHERRI TEK FLAMURTARI/ Pa nisur aventurën, Klubi përjashton sulmuesin Sallaku. Ja shkaku…

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË SERIE A/ Sampdoria, 4 futbollistë të tjerë me epidemi

Delo.autor

Leave a Comment