Futboll Ligue 1 Sport

PSG RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Leonardo gati të “RRËMBEJË” dy yjet e Serie A…

Pasi nuk arriti të bëjë një merkato të “zjarrtë” te Milani, për shkak të ndryshimit të strategjisë së klubit kuqezi, Leonardo u rikthye te PSG-ja dhe është gati të marrë me vete edhe dy futbollistë mjaft të njohur të kampionatit italian.

I pari është mbrojtësi i Juventusit dhe Kombëtares italiane, Leonardo Bonucci, i cili mund të lërë bardhezinjtë këtë verë, pasi me ardhjen e mundshme të Mathijs de Ligt, nuk pritet të ketë hapësira në formacion dhe stolin e ka të vështirë ta pranojë.

Leonardo ka telefonuar dy ditë më parë Alessandro Luccin, menaxherin e Bonuccit dhe i ka thënë këtij të fundit se klubi parizien është gati të bëjë një ofertë të kënaqshme për të marrë në Ligue 1 qendërmbrojtësin.

Momentalisht nuk ka një negociatë të nisur mes palëve, por me kalimin edhe zyrtarisht të De Ligt te Juventusi, atëherë Bonucci do të mendojë seriozisht largimin nga Torino, për të mos kaluar një sezon nën hijen e 19-vjeçarit holandez.

Përveç Bonuccit, Leonardo ka nisur negociatat edhe me Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare, për të marrë shërbimet e mesfushorit serb Sergei Milinkoviç-Savic.

Për këtë të fundit, PSG-ja është gati të paguajë deri në 80 milionë euro, që të bindë klubin bardhekaltër, ndërsa futbollistin e pret një kontratë 5-vjeçare me pagë prej rreth 6 milionë eurosh në sezon.

Në javën e parë të korrikut Leonardo pritet të rikthehet në Itali dhe të qëndrojë disa ditë në Milano, për të folur nga afër si për Bonuccin, ashtu edhe për mesfushorin Milinkoviç-Saviç, dy emra që pritet të shtojnë ndjeshëm cilësinë e PSG-së.

Related posts

Chelsea në telashe, Reali synon Courtoisin pas dështimit të blerjes së Kepas

Q.Autor

U RIKTHYE PAS 5 SEZONESH TEK PUKJANËT/ Mbrojtësi Lila: Nuk i thosha dot “jo” Tërbunit

Delo.autor

Merkato aktive e Milanit në verë, këto priten të jenë afrimet dhe largime

Sadik.Autor

Leave a Comment