Futboll Premier League Sport

ISH-MBROJTËSI I CHELSEAT SULMON SARRIN/ Jamie Carragher: Ofron paraqitje të turpshme, bën që kundërshtari të…

Nuk mjaftonte disfata e thellë dhe turpëruese 6-0 ndaj Manchester Cityt dhe as rrebeshi me kritika që e mbuloi pas ndeshjes me “Qytetarët”.

Veç të gjithave dhe rrezikut për një shkarkim të mundshëm nga Chelsea, trajneri i Bluve të Londrës, Maurizio Sarri duhet të përballet akoma edhe me sulmin e fjalëve na ana e ish-mbrojtësit Jamie Carragher.

Ky i fundit, tashmë në cilësinë e opinionistit në televizionet britanike, nuk ka kursyer trajnerin italian Sarri për momentin negativ që po përjeton Chelsea.

“Ndeshjet e fundit të Chelseas në transfertë kanë qenë të tmerrshme. Mungesa e intensitetit nga ana e futbollistëve është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme”.

“Bëhet fjalë për një Chelsea që pret kundërshtarin, që nuk preson në sulm për të rimarrë topin në mbrojtje. Por nuk ka futbollistët për ta bërë, ka shumë që tejkalojnë të 30-at në moshë”.

“Chelsea duhet të jetë agresiv, përndryshe ofron paraqitje të turpshme dhe bën që Bournemouth të duket sikur është Brazili. E thënë kjo, shpresoj që Sarri të qëndrojë, por të mos harrojmë se Chelsea duhet ende të luajë një finale Kupe. Por gjithçka do të varet nga rezultatet e ardhshme”, deklaroi Carragher.

Related posts

“GOAL”/ Njihuni me lojtarin më të mirë në botë, nuk do ta besoni ku renditet MESSI (LISTA)

Isa.Autor

KATAR 2022/ Gjermania mposht Rumaninë falë golit të Gnabry dhe mban kreun e Grupit J

Delo.autor

GJESTI UNIK/ Presidenti i Federatës Ukrainase shkon në Parlament me fanellën e Kroacisë

Isa.Autor

Leave a Comment