Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Sainz sfidon Leclerc: Ta mposht ka qenë një nga arsyet pse jam këtu

Piloti spanjoll Carlos Sainz braktisi makinën McLaren, me të cilën mund të kishte garuar e fituar ehe për disa sezone, për të garuar me Ferrari në Formula 1. “Kalimi te Ferrari u diktua edhe nga ëndrra e çdo piloti për të garuar me “kokëkuqen”. E dija që do të ishte e vështirë të pilotoja në krah të Leclerc, që ka më shumë kohë këtu, por di gjithashtu se kemi të njëjtat shanse për të fituar”, tha Sainz.

Këtë sezon ai është renditur i dyti në Montekarlo. “E dimë të gjithë që Charles është ndër më të shpejtit në provat zyrtare, një talent dhe e studioj mirë. Gjithsesi, sfida me të ka qenë një nga arsyet që vendosa të vij te Ferrari, për të dueluar dhe ta mposhtur. Natyrisht që gjithçka në të mirë të Ferrarit. Së bashku formojmë një ekip të mirë, me kualitete dhë së bashku punojmë për fitoren”, u shpreh Carlos Sainz.

Related posts

ZYRTARE/ Kupa e Botës 2026 do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal përmbys në katër minuta me David Luiz dhe Aubameyang (VIDEO)

Delo.autor

“KISHA FRIKË NË FUND”/ Flet Alban Bushi: Emocionuese me Kosovën U-21. Fituam, por…

Delo.autor

Leave a Comment