Boks Sport

SUPERSFIDA E BUJSHME/ Tyson Fury trefishon të ardhurat, ja ku do të zhvillohet revanshi me Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury pritet të përfitojë 20 milionë stërlina nga revanshi që do të zhvillojë me kampionin e botës të peshës së rëndë në kategorinë WBC, amerikanin Deontay Wilder. Në sfidën e pare (dueli i 2 dhjetorit u mbyll në barazim), britaniku fitoi 7 milionë stërlina, ndërsa tani kjo shifër është gati 3 herë më e lartë.

Sipas “Daily Mail”, që i referohet burimeve nga stafi i Fury, marrëveshja mes dy boksierëve të pamposhtur në ring tashmë është e përfunduar. Pengesa e fundit, që shtyu me një javë firmosjen e kontratës, përqindja që do të merrte secili boksier, tashmë është zgjidhur.

Ky revansh mes Wilder dhe Fury pritet të gjenerojë nga PPV (pay per view-paguaj për ta parë) shumën e 50 milionë stërlinave. Fury do të marrë 40% të të ardhurave dhe Wilder 60%. Stafet e të dy boksierëve pritet të zyrtarizojnë duelin të mërkurën, në Meksikë, në selinë qëndrore të WBC-së.

Konfirmohet gjithashtu se dueli do të zhvillohet në Nju Jork dhe jo në Las Vegas, siç ishte përfolur kohët e fundit. Natyrisht në stadiumin gjigant të “Madison Square Garden”.  Ndërsa data kur dy boksierët e peshës së rëndë do të kryqëzojnë dorezat pritet të jetë 18 maji.

Related posts

E PAZAKONTË NË REAL MADRID-PSG/ Gjyqtari jep karton të kuq dhe penallti, por i anullon me VAR

Delo.autor

“BURGU, PASAPORTAT FALSE, MALLI PËR NËNËN…”/ Ronaldinho flet për herë të parë pas arrestimit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern blen kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment