Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK INTERI/ Vendimi i marrë nga Marotta-Spalletti, zbulohet motivi pse iu hoq shiriti Icardit

Lajmi që bëri më shumë bujë në mediat italiane dhe jo vetëm ka të bëjë me vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit Mauro Icardit dhe për t’ia dorëzuar Samir Handanovic. Një vendim që ka lënë gojëhapur skuadrën, ndërsa është marrë pasi Marotta dhe Spalletti kanë biseduar gjatë.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport” dhe “Gianluca di Marzio”, motivi nuk lidhet me mungesën e rinovimit dhe pretendimet ekonomike të sulmuesit argjentinas, por fakti që ai është shumë i mefshtë në dhomat e zhveshjes. Asnjëherë nuk flet, nuk motivon grupin, nuk karikon shokët e ekipit dhe nuk merr përgjegjësitë në momente të vështira.

Jo vetëm kaq, por shpesh nuk mban qëndrim në daljet publike të së shoqes, Wanda Nara, në lidhje me ngjarjet e Interit.

Related posts

Juventus kërkon 250 milionë € nga PSG për dy yjet e ekipit

Q.Autor

“NËSE MESSI NUK DO TË QËNDROJË, ASGJË NUK…”/ Ish-ylli i futbollit beson se “Pleshti” mund të iki nga Barcelona

Delo.autor

BOLT SHFRENON FANTAZINË/ MESSIN nuk e arrijë dot, do bëhem si RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment