Futboll La Liga

Barcelona mendon për blerjet, përgatit planin “B” në merkato

Pavarësisht se ka pasur një numër të jashtëzakonshëm thashethemesh që e shohin mesfushorin e Liverpool, Philippe Coutinho si pjesë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm, klubi katalanas ka marrë masat nëse ky transferimin dështon. Coutinho ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në “Camp Nou”, por Liverpool nuk të rezistojë, i bazuar te kontrata me lojtarin. Duke marrë në konsideratë këtë mundësi, Barça po punon për planin “B”.

Image result for fekir lyon 2017

Sipas gazetës katalanase, “Sport”, Barcelona ka nisur të bisedojë me mesfushorin francez, Nabil Fekir. Fekir, që kërkohet edhe nga Arsenal e Liverpool në Premier League, do të preferonte të luante në krah të Lionel Messi. Do të jetë merkato e janarit, kur Barcelona do të përcaktojë përfundimisht nëse do të investojë për Coutinho të Liverpool, apo do të marrë Fekir nga Lyon për një transferim që mund të kushtojë rreth 30% më pak.

Related posts

Liverpool e pret sonte Romën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Baseli “shkatërron” Partizanin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë

Delo.autor

KRIZA E THELLË/ Një burim i ri financiar mund të shpëtojë Interin, Zhang gati të marrë hua 400 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment