Champions League Futboll Sport

“TRIUMFI I VUAJTUR I LOS BLANCOS”/ Solari: Në fillim na mbytën, por ne dimë të vuajmë

Santiago Solari ka përgëzuar lojtarët e tij në fund të fitores 2-1 ndaj Ajax. Ishte një triumf i vuajtur i Los Blancos, ndaj holandezëve që u krijuan goxha probleme, sidomos në pjesën e parë.

“Në fillim na bllokuan duke na marrë topin në mënyrë agresive dhe në limite të rregullores,” shprehet Solari pas ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët pasi dinë të vuajnë dhe të ndëshkojnë kundërshtarin në momentin e duhur.

“Kur dolëm nga presioni, filluam të krijonim mundësi goli. Gjithsesi, do ta marrim me seriozitetin më të madh ndeshjen e kthimit.

“Jam i lumtur për Vinicuis, gjithashtu edhe Asensio dhe golin e tij. Ai erdhi nga një dëmtim, por e bëri shumë mirë punën e tij.”

Related posts

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË/ Ja sa kanë kushtuar 11 “mrekullitë” holandeze

Delo.autor

ZYRTARE/ Shihet me të ardhme të ndritur, Arsenal firmos me mbrojtësin shqiptar

F.autor

“NUK PRAKTIKOHEM PËR GODITJET E DËNIMIT”/ Portieri Ederson: Guardiola nuk më lejon kurrë që…

Delo.autor

Leave a Comment