Champions League Futboll Sport

“TRIUMFI I VUAJTUR I LOS BLANCOS”/ Solari: Në fillim na mbytën, por ne dimë të vuajmë

Santiago Solari ka përgëzuar lojtarët e tij në fund të fitores 2-1 ndaj Ajax. Ishte një triumf i vuajtur i Los Blancos, ndaj holandezëve që u krijuan goxha probleme, sidomos në pjesën e parë.

“Në fillim na bllokuan duke na marrë topin në mënyrë agresive dhe në limite të rregullores,” shprehet Solari pas ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët pasi dinë të vuajnë dhe të ndëshkojnë kundërshtarin në momentin e duhur.

“Kur dolëm nga presioni, filluam të krijonim mundësi goli. Gjithsesi, do ta marrim me seriozitetin më të madh ndeshjen e kthimit.

“Jam i lumtur për Vinicuis, gjithashtu edhe Asensio dhe golin e tij. Ai erdhi nga një dëmtim, por e bëri shumë mirë punën e tij.”

Related posts

PAS NJË KROSIMI PERFEKT NGA MODRIC/ Ylli Benzema i kthen buzëqeshjen Realit dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea nuk heq dorë nga Sandro, por Juventus kërkon 60 milionë euro

Q.Autor

Messi ‘fenomenal’, dhjetë sezone në La Liga me mbi 20 gola

Q.Autor

Leave a Comment