Futboll Seria A Sport

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT TË ICARDIT/ Piero Ausilio “shpërthen”: Nuk ka patur një sjellje të denjë për…

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio, ka folur në lidhje me çështjen Icardi para fillimit të ndeshjes së Europa League që Inter-i po luan në Austri kundër Rapidit të Vjenës.

“Shiriti? Ia kemi hequr sepse nuk ka patur një sjellje të denjë për një kapiten. E kemi injoruar këtë situatë për një kohë të gjatë, më pas na është dashur të ndërhyjmë. Duhet të mbizotërojë respekti për skuadrën dhe klubin”, ka thënë drejtuesi zikaltër.

Problemi kryesor është sjellja jashtë fushës e argjentinasit: “Nuk mund ta themi tani nëse kemi marrë vendimin e duhur, – ka vazhduar Ausilio, – por edhe në futboll ekipi duhet të vijë para individit. Jemi ndier të turpëruar dhe kemi vendosur të marrim masa”.

Refuzimi i Icardi-t për t’u grumbulluar me ekipin mund të ketë pasoja për lojtarin: “Kur të kthehemi nga Vjena dhe të jemi të gjitha bashkë, do të marrim një vendim. Për momentin nuk kemi menduar për asgjë.  Duam ta rikuperojmë lojtarin, rendimenti i të cilit në fushë nuk është vënë kurr në dyshim. Rinovimi? Do të vazhdojmë negociatat”.

Related posts

MERKATOJA MULTI-MILIONËSHE/ Pas 5 viteve e gjysmë tek “Djajtë e Kuq”, mesfushori është pranë transferimit në…

Delo.autor

KONFIRMON SUPER DUELIN/ Boksieri Joshua: S’kam asnjë dyshim, gati të përballem me Fury vitin tjetër

Delo.autor

Kalimi te Juventusi, Cristianon e uron edhe mami

Sadik.Autor

Leave a Comment