Bundesliga Futboll Sport

E ARDHMJA E DYBALAS/ Bayern Munich gati për yllin, zbulohen shifrat e çmendur

Nuk është vetëm e ardhmja e Mauro Icardit që diskutohet bujshëm në merkaton e Serie A. Njëlloj si Icardi te Inter, edhe Paulo Dybala te Juventus ka zënë të gjithë faqen e parë të kopertinës së merkatos së ardhshme verore.

Sikurse raporton “Tuttomercatoweb”, drejtuesi i lartë juventin ka siguruar tifozët bardhezim mbi të ardhmen e Joya, por sezoni i numrit 10 të Juventus imponon shumë dyshime dhe refleksione.

Shumë klube europiane janë tashmë gati për sulm, mbi të gjithë ndodhet Bayern Munich që po preson shumë dhe konsideron Dybalan si zëvendësuesin perfekt të Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Gati nga Gjermania janë tashmë 75 milionë euro për Juventus dhe një kontratë 4-vjeçare prej 10 milionë euro në vit për vetë futbollistin argjentinas të “Zonjës së Vjetër”.

Related posts

HUMBJE BEFASUESE VJEN NGA SPANJA/ Skuadra e kategorisë së tretë eliminon Atletico-n nga “Kupa e Mbretit”

Delo.autor

“SALAH, NDËRROJMË FANELLËN?”/ Tifozët e Wolves tërbohen me lojtarin e vet (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Cillessen qëndron te Barça, por me këtë kusht themelor

Sadik.Autor

Leave a Comment