Futboll Sport

Inter, frikë për Wanda Nara: sulmohet në makinë

Ka nisur me frikë mëngjesi i sotëm për Wanda Nara-n, gruan dhe agjenten e sulmuesit të Interit, Muaro Icardi.

“La Gazzetta Dello Sport” ka bërë me dije se ajo është goditur nga një gur në xhamin e makinës, teksa ka qenë duke hyrë në një autostradë në Milano, pranë stadiumit “San Siro”, aty ku ka edhe shtëpinë e saj.

Për fat të mirë nuk ka pasur pasoja nga guri i hedhur në drejtim të tyre, pasi në ato momente në makinë ka qenë edhe djali i saj. Pak minuta më vonë ajo ka postuar disa video të djalit të saj, të cilin e ka dërguar në stërvitje, por nuk e ka përmendur ngjarjen e ndodhur.

 

Ndërkohë që Wanda është vënë prej ditësh në shënjestër të sulmeve dhe kritikave në rrjetet sociale për shkak të krizës së ka përfshirë Icardin me klubin zikaltër.

Related posts

Arsenal-Manchester City, ja kush e fiton trofeun e parë në Angli

Q.Autor

Miqësorja me Norvegjinë rikthen sulmuesin në Kombëtare pas mungesës 1-vjeçare

Q.Autor

NJË TJETË FITORE SPEKTAKOLARE/ Dyshja Lautaro-Lukaku mposht Torinon

Delo.autor

Leave a Comment