Futboll Sport

EMILIANO SALA MBËRRIN NË ARGJENTINË/ “Shpërthen” kushëriri i futbollistit: Ata e vranë…

Kushëriri i të ndjerit Emiliano Sala, Matias Gatti beson se nëse do të kishte më shumë organizim në marrëveshjen e udhëtimit të lojtarit nga Nantes te Cardiff, vdekja e tij mund të ishte shmangur.

“Ata e vranë Emilianon. Ka pasur shumë parregullsi. Çdo gjë është bërë keq dhe ata e detyruan atë të hyjë në atë aeroplan. Ai filloi të ishte një figurë e rëndësishme dhe ata e lanë vetëm, sepse ai shkoi vetëm pa një përfaqësues. Unë besoj se kjo duhet të hetohet sepse ka shumë parregullsi nga fillimi. Ata duhet të kishin pak më shumë kujdes dhe e bënë atë të udhëtonte në një avion në shtete të ndryshme-përfundoi Gatti.

Aeroplani që mbante Sala dhe pilotin David Ibbotson u zhduk më 21 janar mbi Kanalin Anglez, para se trupi i argjentinasit të gjendet nën rrënojat e mjetit fluturues në fundin e detit.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ish-menaxheri i “FENOMENIT”: Si e “sekuestrova” Ronaldon dhe zgjodha Inter

Delo.autor

“VITESE ËSHTË KLUBI MË PERFEKT PËR TË MË NDIHMUAR”/ Sulmuesi Broja: Kam qenë i përgatitur për t’u huazuar

Delo.autor

PO NDODH/ HIGUAIN po kryen testet mjekësore tek MILANI, tifozët në delir

Isa.Autor

Leave a Comment