Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kukësi nuk humb kohë, verilindorët kontaktojnë trajnerin gjirokastrit…

Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit. Aventura e teknikut kryeqytetas në kampin verilindor zgjati vetëm disa muaj, ku për fat të keq, nuk ia doli dot të arrinte objektivat me skuadrën. Edhe pse tekniku kishte një kontratë që do ta mbante të lidhur edhe për sezonin e ardhshëm, në fund palët kanë vendosur që të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin.

DEVOLLI

Gazeta mëson se klubi nuk ka humbur kohë, por është nisur me menjëherë në kërkim të trajnerit që do t’i drejtojë për sezonin e ri. Burime të besueshme pranë klubit verilindor pohojnë për “Panorama Sport” se kanë pasur kontakte me Bledar Devollin, i cili është aktualisht një trajner i lirë. Për herë të fundit gjirokastriti drejtoi ekipin e Drenicës në Kosovë, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Kastriotin në Superiore.

43-vjeçari i përket plejadës së re të trajnerëve shqiptarë dhe shquhet më së shumti për pasionin dhe grintën. Gjithsesi, për momentin palët janë thjesht në fazën e bisedimeve dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë në një marrëveshje, kjo edhe për faktin se në kampin verilindor kërkojnë me çdo kusht që të arrihet titulli kampion. Mësohet se nuk është Devolli emri i vetëm që po lakohet aktualisht, pasi një mundësi tjetër është që edhe të afrohet një trajner i huaj.

Related posts

BYLIS-TIRANA/ Shturje totale e “bardhebluve”, Murataj nuk shënon as me portën e boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Çudit PSG, merr Lassana Diarra për mesfushën me kosto zero

Q.Autor

Young Boys thyejnë Juven, por “Zonja e Vjetër ” mbetet e para

Isa.Autor

Leave a Comment