Futboll Seria A Sport

E TRETA E VËRTETA/ Interi siguron “OK” e mesfushorit kroat, hedh një hap të…

E treta e vërteta. Ivan Rakitic ka qenë dy herë pranë transferimit në Serinë A. Fillimisht në vitin 2007, kur e kërkoi Juventusi dhe më pas kur ishte në shënjestrën e Milanit. Dy shanse të humbura, por ja ku vjen një i tretë, këtë herë nga Interi dhe duket se është ai i duhuri.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, mesfushori kroat që luan me Barcelonën, ka kontaktuar me drejtuesit e Interit dhe u ka konfirmuar se dëshiron të vijë në Itali. Rakitic, 30 vjeç, ka dhënë “OK” e tij për t’u transferuar në Serinë A, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Një rol kyç në këtë transferim ka luajtur edhe Raquel, bashkëshortja e Rakitic, që e dashuron Milanon dhe modën e saj, ndaj kërkon të jetojë në këtë qytet. Ndërkohë që menaxheri i lojtarit, Canales, po punon me Marotta në lidhje me transferimin e rrogën e lojtarit, një sinjal i rëndësishëm vjen edhe nga Kina.

Zhang ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim dhe janë gati të paguajnë për kroatin, nënkampion bote. Madje Rakitic mund të jetë njeriu-simbol i rritjes së imazhit të Interit në Azi, duke parë popullaritetin që ai ka, si nënkampion i botës.

Related posts

Tefik Osmani thumbon Kukësin: Jemi ne, ka 7-8 vende bosh pastaj vinë ata…

Sadik.Autor

JUVENTUSI “ME KOSTO ZERO”/ Ja ylli i Premier League që synon tani

Delo.autor

NGA CHIELLINI TEL MIRALEM PJANIC/ Ja zgjedhjet dhe dyshimet e Sarrit për sfidën ndaj Inter

Delo.autor

Leave a Comment