Futboll Premier League Sport

MESFUSHORI I “DJAJVE TË KUQ”/ Pogba karikon skuadrën: Unë jam rritur dhe frymëzuar nga…

Mesfushori francez Paul Pogba ka deklaruar sot se Manchester United i sotëm i ngjan shumë atij të yjeve si Beckham, Gigs, Scholes, Butt, Neville etj., që triumfonte kudo. Skuadër që drejtohej nga Sir Alex Ferguson, i njohur si “klasa e vitit ’92”.

“Jemi një ekip me shumë lojtarë të rinj. Unë përpiqem të jap përvojën time tek United. Kam luajtur në finale dhe fituar Kupën e Botës. Kam luajtur në finalen e Champions League, kam luajtur dhe fituar në Europa League. E gjithë përvoja e akumuluar në këto vite është në shërbim të skuadrës”, thotë Pogba.

“Unë përpiqem që të transmetoj tek më të rinjtë atë që kanë bërë të tjerë kampionë para meje tek ky ekip, me ndihmën e Solskjaer që është pjesë e asaj gjenerate kampionësh. Kam ardhur nga Akademia e United dhe i di mjaft mirë vlerat e këtij klubi”, shprehet me tej Paul Pogba.

“Unë jam rritur dhe frymëzuar nga ato legjenda të Manchester United dhe këtë mesazh ua përcjell edhe të rinjve sot te skuadra jonë. Ekipi i 92-shit ishte më i miri, të pathyeshëm, të jashtëzakonshëm”, deklaroi më tej mesfushori francez.

Pogba këtë sezon po shkëlqen në fushë, sidomos që kur në stol është ulur Ole Gunnar Solskjaer. Nën drejtimin e norvegjezi ekipi i United ka pësuar vetëm një humbje në dy muajt e fundit.

Related posts

MILANI NIS FESTËN/ Deklarata e FUNDIT E IBRËS i bën me “krah” tifozët kuqezi 

Isa.Autor

“GJITHMONË E MË LARG…”/ Hysaj drejt Spanjës, tratativën e zgjidh një… interist

F.autor

EURO 2020/ Thyen Irlandën kryesuese, Zvicra rihap gjithçka në grupin D

Delo.autor

Leave a Comment