Futboll La Liga Sport

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Mbrojtësi i Serisë A do të bëhet blerja më e shtrenjtë, ja shifra e çmendur

Manchester United nuk tërhiqet nga ideja për të sjellë në Premier League mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly. Sipas të përditshmes britanike “The Sun” skuadra angleze ka paraqitur te presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ofertën e parë zyrtare prej 100 milionë eurosh.

Disa persona të stafit të United kanë qenë ditët e fundit në Itali për të parë ndeshjen Fiorentina-Napoli për të parë nga afër lojtarin, duke mbetur të kënaqur. Raporti i tyre ka bindur drejtuesit e “djajve” që të hidhen në sulm për mbrojtësin 27-vjeçar, duke ofruar shumën marramendëse.

United është gati të paguajë një shumë të tillë, duke ofruar në këtë marrëveshje edhe mbrojtësin italian Matteo Darmian, që do të largohet nga Manchesteri në fund të këtij sezoni. Shuma e 100 milionë eurove është një rekord për një mbrojtës, pasi rekordin e transferimit e mban Virgil van Dijk. Ai u ble për 90 milionë euro nga Liverpool një vit më parë.

Related posts

PASI SIGUROI SHËRBIMET E RAMSEY DHE RABIOT/ Juventus kërkon të “RRËMBEJË” yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

LUKAKU MBURRET ME KREVATIN E RI/ Ranokia e tall keq SULMUESIN e Interit (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEGANES/ Gjashtë lojtarë në “INFERMIERI”, ja ylli i fundit që dëmtohet tek “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment