Futboll La Liga Sport

PAS HUMBJES NDAJ GIRONAS/ Solari habit: Ne do të vazhdojmë të luftojmë në…

Në fund të ndeshjes së humbur 1-2 ndaj Girona, trajneri i Real Madrid, Santiago Solari është ndalur të flasë për mediat, teksa analizoi ndeshjen dhe dha vlerësimet e tij për kampionatin.

Në fjalën e tij Solari tha se në pjesën e parë skuadra nuk depërtoi thellë për të dyfishuar shifrat, pas golit të Casemiro. Ndërsa në të dytën ai shpjegoi se ekipi i tij humbi energji dhe se kundërshtari bëri një pjesë të dytë shumë të mirë.

I pyetur për paraqitjen e Marcelo, Solari tha se ishte mirë, ndërsa kur u pyet në lidhje me gabimin e brazilianit në golin e dytë të pësuar, shpjegoi se loja luhet në grup dhe jo individuale, duke mos ia lënë atij fajin për golin

Pavarësisht humbjes trajneri nuk dorëzohet kur u pyet nëse janë dorëzuar në luftën për titull: “Absolutisht Jo, theksoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë në tri fronte që janë ende të hapura, fundjavën tjetër kemi një tjetër ndeshje dhe gjithashtu do të jetë e vështirë, të gjitha janë, nuk ka rëndësi se ku qëndrojmë në renditje. Do vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë në përpjekje për të shkurtuar diferencën”, vijoi më tej trajneri i Real Madridit.

Related posts

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

Edhe Juventusi njofton zyrtarisht transferimin e Ronaldos. Ja si do të paguhet Reali

Isa.Autor

DEL PIERO “FUNDOS” RIVALËT/ JUVENTUSI i qetë, INTERI dhe NAPOLI janë…

Isa.Autor

Leave a Comment