Të tjera

Dyfishohen shpenzimet, Olimpiada e Parisit do të kushtojë mbi 6,6 miliardë euro

Një nga pikat e forta që Parisi arriti të sigurojë organizimin e Lojërave Olimpike të vitit 2024, duke fituar duelin me Los Anxhelosin, ishte se kryeqyteti francez do të reduktonte në maksimum kostot e organizimit të Olimpiadës. Një eveniment që do të ishte modern dhe që do të respektonte idetë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, me më pak shpenzime dhe një Olimpiadë më shumë “ECO”.

Por kjo gjë duket e pamundur dhe pak muaj pas vendimit të organizimit të Olimpiadës vijnë sinjalet e para të alarmit, se shuma e parashikuar në fillim për organizimin e Olimpiadës nuk është e saktë dhe se do të ketë shpenzime ekstra të paparashikuara. Shumë e cila mund të rritet edhe më shumë me kalimin e kohës.

Thomas Bach (ne mes) me perfaqesuesit e Paris 2024 dhe Los Anxhelos 2028

Infrastruktura e nevojshme për Olimpiadën që do të zhvillohet pas më shumë se 6 vitesh do të kërkojë një shumë financiare që për momentin kap shifrën e 6,6 miliardë eurove, një shifër që është më e lartë nga sa ishte parashikuar. Ajo që ka ndikuar në këtë rritje tqë buxhetit është më së shumti infrastruktura rrugore dhe hekurodhore, që do të lehtësojë transportin e sportistëve, delegacioneve, gazetarëve, tifozëve etj.

Organizatorët e Olimpiadës “Paris 2024” kanë deklaruar se do të bëjnë maksimumin që kostot të ulen sërish dhe të respektohen marrëveshjet e para, por kjo gjë duket e pamundur.

Related posts

E RËNDË NË IRLANDË/ Sinjal për Conor MecGregor? Sulmohet klubi i tij miliona dollarësh

Delo.autor

UFC Fight Night: Gjithçka që duhet të dini për supersfidën Cerrone vs. Medeiros

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton prapakthehu dhe mbron Bottas: Duan të na ndajnë, por jemi si vëllezër

Delo.autor

Leave a Comment