Të tjera

Trajneri i McGregor: Conor do të mbetet kampion edhe po iu hoq titulli

John Kavanagh, trajneri i kampionit irlandez të arteve marciale mikse Conor McGregor është shprehur sot se nuk ka ende informacion nëse UFC-ja do t’ia heqë titullin kampion bote të peshës së lehtë nxënësit të tij.

Duke parë përballjen e madhe mes Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov në UFC-223, gjasat janë qe ky duel të zhvillohet për titullin kampion bote, që do t’i hiqet McGregor dhe do të dalë vakant.

Ndërkohë që, skenari tjetër është që fituesi i këtij dueli të përballet me irlandezin në fund të verës së këtij viti, por kjo do ët thotë që irlandezi të mos e mbrojë titullin për një periudhë të gjatë (e ka fituar titullin në nëntor të 2016-ës dhe që atëherë nuk është ngjitur më në kafaz).

John Kavanagh, trajneri i kampionit të arteve marciale mikse Conor McGregor

“Kam kohë që e dëgjoj këtë gjë, nesër do të ketë një konferencë shtypi dhe aty do të mësojmë të vërtetën. Ky duel mes Khabib dhe Tony mund të jetë për titull, por mos harroni që ai titull është i Conor dhe si do që të ndodhë, ai do të mbesë kampioni i botës.

Unë besoj se kjo përballje mes tyre do të jetë për titullin e përkohshëm kampion bote të peshës së lehtë dhe më pas fituesi do të duelojë me Conor. Por çdo gjë mund të ndodhë. Pavarësisht kësaj, ata duhet të mundin McGregor për të merituar në kafaz emrin e kampionit”, u shpreh John Kavanagh, trajneri i irlandezit Conor McGregor. Nesër pritet të mësohet nëse irlandezit do t’i hiqet titulli, apo do ta mbajë atë deri në shtator.

Related posts

Boris Becker: “Tenistët janë të detyruar të luajnë shumë për shkak të sponsorëve”

Sadik.Autor

KATEGORIA E MESME/ Alma Juniku rrëmben titullin e botës në tajboks

Isa.Autor

“TOKIO 2021″/ Rriten infektimet, Japonia anullon rrugëtimin e flakës olimpike në Osaka

Delo.autor

Leave a Comment