Futboll Seria A Sport

PIATEK PO SHKËLQEN TEK “KUQEZINJTË/ Por Genoa po rrit një tjetër “Bomber”, ja afrimi i ri

Krzysztof Piatek padyshim që është sensacioni i janari, jo vetëm me kalimin e tij nga Genoa te Milan, por edhe me paraqitjet në fushë. Aktualisht numëron 6 gola në 5 ndeshje me kuqezinjtë, ndërsa në total ka shënuar 17 gola këtë sezon në Serie A.

Ndërkohë Genoa për të zëvendësuar beniaminin e tyre që e shitën për 35 milionë euro, afruan në skuadër Antonio Sanabria. Sulmuesi është marrë në formë huazimi nga Real Betis në Spanjë. Paraguaianit iu deshën vetëm 23 minuta për të debutuar me gol në Serie A.

Ishte pikërisht transferta ndaj Empolit ku ai la gjurmën e tij të parë me fanellën e Genoas. Sanabria nuk u ndal as në sfidën ndaj Sassuolo teksa shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij dhe të dytin në dy ndeshje.

22-vjeçari u ndal në sfidën ndaj Bologna, por u rikthye në një ndeshje tepër të fortë. Në përballjen e sotme ndaj Lazio, teksa miqtë ishin duke fituar me një gol të Badlj, Sanabria i ndihmuar edhe nga fati barazoi shifrat për t’i hapur rrugë golit të fitores që u shënua nga Crisito.

Në total janë 3 gola në 4 ndeshje për sulmuesin e talentuar, por ka ende kohë për t’u konfirmuar. Gjithsesi te Genoa po fërkojnë duart me shpresën se kanë realizuar edhe një tjetër goditje “alla Piatek”.

Related posts

GAFË NË CHAMPIONS/ Ajax-Liverpool zhbllokohet me një autogol të pabesueshëm (VIDEO)

Delo.autor

NGA 35 MILIARDË TEK TEK DROGA/ Jonathan Bachini: Luaja me Roberto Baggion, tashmë jam….

Delo.autor

NË SPANJË JANË TË BINDUR/ Kampioni i Europës me Çelsin, një një hap larg firmës me Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment