Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Luftëtari: E majtë fantastike nga Kobinah, Tirana barazon shifrat në limite (VIDEO)

Tirana dhe Luftëtari, luajnë mes tyre sfidën e javës së 22-të, në “Selman Stërmasi”. Një sfidë direkte, mes vendeve të shtatë dhe të tetë në renditje.

Të dyja ekipet, vijnë për fitore në këtë takim, duke parë edhe gjendjen e vështirë ku ndodhen. Bardheblutë e Memës momentalisht gjenden 3 pikë më shumë se gjirokastritët, dhe nëse fitojnë, sigurohen akoma më shumë për mbijetesën.

 

LIVE | Tirana-Luftëtari 1-1

GOL:  Kobinah 93′ / Aleksi 21′

 

KOMENTI LIVE

93’ GOOOOOL TIRANA 1-1/ Shënon Kobinah me një të majtë të fortë, nga jashtë zone.

90′ 5 minuta shtesë.

87’ Karton i verdhë për kapitenin e Luftëtarit, Behar Ramadanin, për një mbajtjen ndaj Hasanit.

81’ Mema kryen edhe ndërrimin e tretë. Nxjerr Grecën, në fushë Goxha.

77′ Protestojnë për penallti lojtarët e Tiranës, pas një rrëzimi të Ngos brenda zone.

76’ Ndalet për disa sekonda loja, pasi tifozët pas asistentit hedhin shishe ujë drejt tij.

68’ Kryen ndërrimin e parë Ahmataj. Del Rapo, në fushë Açka.

68’ Krosim i gjatë për Grecën në shtyllën e dytë, sulmuesi godet me kokë, por Ruçi fenomenal me pritjen e tij nga shumë pranë.

64’ Krejtësisht i lirë Dunga, nga një krosim në goditje dënimi, provon një gjysmë kthesë, por mbi portën e Abibit.

63’ Karton i verdhë për Hoxhallarin, për një faull taktik në mesfushë.

62’ Rrezikon Tirana nga goditja e këndit. Kobinah kroson, dhe Turtulli me kokë godet, por për fatin e tij të keq mbi traversë.

59’ Lëvizja e dytë e Memës. Nxjerr Dajën, futet Maveje.

56’ Donald Rapo lëshon një të majtë të fortë nga hyrja e zonës, por mbi traversën e Abibit.

55’ Top i gjatë për Dungën në sulm, por Abibi në dy kohë del dhe nis aksionin për ekipin e tij.

54’ Kryesori Meta ndëshkon mbrojtësin Hoxha.

52’ Tronditje për Rustem Hoxhën. Vjen barela për ta nxjerrë jashtë vijave kufizuese.

51’ Tirana e nis me një marsh më shumë. Krosim i Hoxhallarit nga e majta, godet me kokë Ngo, por mbi kuadratin e portës.

46’ Nis pjesa e dytë. Mema menjëherë me një zëvendësim. Mbetet në dhomat e zhveshjeve Grent Halili, në fushë Uinful Kobinah.

Related posts

“TIRANA E MERITONTE FITOREN”/ Flet presidenti Demi pas humbjes: Nuk jam i zhgënjyer, por…

Delo.autor

PSG “TOKET” TEK BARCELONA PËR DY LOJTARË/ Vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

F.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Barcelona kërkon një sulmues në Premier, tre lojtarë në shënjestër

Delo.autor

Leave a Comment