I pakategorizuar

NDAHEN ME BARAZIM/ Perla e Kobinah mban gjallë “Bardheblutë”, Luftëtarit i ikën fitorja nga “duart” në limite

Luftëtari dhe Tirana u ndanë me një barazim 1-1, në sfidën e javës së 22-të. Në “Selman Stërmasi”, rastet ishin të pakta, por në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Albano Aleksi zhbllokoi shifrat që në minutën e 21-të, pas një përgjumje në mbrojtjen e Tiranës. Ekipi i Memës, u përpoq që të reagonte më pas, por si në pjesën e parë, edhe në të dytën, u duk i mefshtë dhe pa “busull” në fushën e lojës.

Teksa Ahmataj me të besuarit e tij po shkonin drejt fitores së dytë radhazi, mendoi Kobinah për t’i prishur festën ekipit gjirokastrit. Ky i fundit, lëshoi një të majtë fantastike nga jashtë zone, dhe shtangu portierin Ruçi, duke barazuar shifrat.

Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e shtatë, me 25 pikë, ndërsa Luftëtari i teti, me 22 pikë.

Related posts

“SAN SIRO” ËSHTË STADIUM FANTASTIK”/ Mesfushori Bonaventura: Eksperienca ime tek Milan? Si një këngë e Queen…

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Legjenda Vieri analizon: INTERI mund të FITOJË, nuk është JUVJA më e…

Isa.Autor

SHPALLET KAMPION BOTE/ Krasniqi fiton me nokaut në raundin e tretë ndaj Bosel

F.autor

Leave a Comment