Futboll La Liga Sport

PAS DISFATËS NDAJ GIRONAS/ “Los Blancos” vendos një rekord, kurrë kaq keq në…

Kurrë më parë kaq keq në 10 vitet e fundit. Real Madrid ka vendosur këtë të dielë një prej rekordeve më negative, pas disfatës në shtëpi ndaj Girona, me rezultatin 1-2.

Për skuadrën e Solari, kjo ishte disfata e shtatë në kampionat. Kaq shumë humbje nuk regjistroheshin në shtëpinë e Los Blancos që nga sezon 2008-2009, kur asaj kohe, disfatat e hipotekuara ishin 10.

Gjithsesi, nga ajo kohë, Real nuk ka kaluar kurrë 6 humbje në një kompeticion. Në sezonin 2009-10 u numëruan 4, sikurse dhe në sezonin pasues. Në edicionin 2011-12 Real Madrid pësoi vetëm 2 disfata, ndërsa në dy vitet pasardhës, Los Blancos human 5 herë në kampionat. Në sezonin 2014-2015 ishte rezultati më negativ me 6 humbje.

Dy më pak të regjistruara në sezonin 2015-16 ndërsa vetëm 3 disfata një sezon më vonë. Gjithsesi, në sezonin e fundit, 6 humbjet në La Liga nuk ndikuan në sezonin e skuadrës së Zidane, që gjithsesi arriti të hipotekojë trofeun e Champions League pas triumfit në finalen ndaj Liverpool.

Related posts

Real i vuri “kryqin” para 12 vitesh, tani e kërkon për 300 mln euro

Isa.Autor

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Start fantastik. Grezdës i mohohet një 11-metërsh i pastër

Delo.autor

NOTAT E JAVËS SË 33-TË/ Kukësi në top formë, rikthehet Skënderbeu. Teuta prish bukurinë e saj

Delo.autor

Leave a Comment