Futboll Sport

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Ja motivi i Cardiffit për shmangien e detyrimit 17 milionë euro

Një kapitull i ri në çështjen e lidhur me fluturimin fatal që çoi në zhdukjen e argjentinasit Emiliano Sala. Duket se klubi i Premier League, Cardiff ka gjetur një klauzolë burokratike në kontratë për të mos paguar transferimin e sulmuesit që duhej të ishte në shumën 17 milionë euro.

Klubi i Premier League po studion opsionet për të shfuqizuar javën e ardhshme detyrimet kontraktore, nëse do të konfirmohet se piloti që transportonte futbollistin nuk zotëronte e licencave të ligjshme.

Sipas raportimeve të “Telegraph”, në ditët pasuese të varrimit të futbollistit, klubi uellsian do të vlerësojë opsionet e mundshme juridike për të evituar pagesën e shifrës në favor të Nantes për transferimin e sulmuesit argjentinas tashmë të ndarë nga jeta pas rrëzimit të avionit në të cilin udhëtonte.

Gjithçka do të varet nga hetimet mbi pilotin David Ibbotson, që pilotonte avionin e zhdukur e më pas të gjetur në kanalin e Manica. Nëse aludimet mbi pilotin, sipas të cilave ai nuk zotëronte licencën e fluturimit, do të konfirmohen, atëherë Cardiff do të synojë përmes rrugëve ligjore të mos paguajë shumën për blerjen e futbollistit nga Nantes.

Related posts

POLONIA MERR LAJMIN E KEQ/ Portieri mungon ndaj Shqipërisë

F.autor

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Delo.autor

Milan në hall, ylli gjerman rinovon kontratën me Bayer Leverkusen

Sadik.Autor

Leave a Comment