Futboll Sport

Real i vuri “kryqin” para 12 vitesh, tani e kërkon për 300 mln euro

Në fillim duhet të mendojë të fitojë Botërorin dhe më pas do të jetë protagonist i merkaton, për të realizuar një tjetër transferim të bujshëm pas atij nga Barcelona te PSG. Po flasim për Neymar, i cili është objektivi kryesor i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Problemi është se “O Ney” mund të ishte bërë “madrilen” 12 vite më parë.

Siç është bërë e ditur nga “Sky”, në sezonin 2005-06, Neymar ka qenë një hap larg kalimit te “Los Blancos”. Një fotografi e rikuperuar nga një prej lojtarëve të datëlindjes 1992 që po vlerësoheshin nga Real, tregon një Neymar shumë të ri, i cili ishte përfshirë nga drejtuesit e Real në organikën e skuadrës Under 16.

Në dokument lexohet edhe emri i yllit aktual të PSG dhe të kombëtares braziliane, i përfshirë mes sulmuesve. Në fotografi shihet një “X” mbi imazhin e Neymar, që konfirmon se Real nuk besonte se ai mund të bëhej një lojtar i suksesshëm.

“O Ney”, në fakt, nuk ka bindur trajnerin Jesus Gutierrez, i cili e konsideroi djaloshin shumë “të lehtë” dhe nuk i dha aspak rëndësi aftësive teknike. Kështu, lojtari u kthyer në atdhe, ku shpërtheu te Santos. Tani, Real Madrid duhet të paguajë 300 milionë euro për të siguruar shërbimet e një lojtari që mund ta kishte pasur me kosto zero.

Related posts

VIDEO/ Reali në avantazh ndaj Valencias, Ronaldo shënon nga penalltia

Q.Autor

MIJËRA EURO NË NJË DORË/ Ronaldo shfrenon fantazinë me unazat në paraqitjen e fundit (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Ish-tekniku i Interit shkarkohet nga detyra e trajnerit te skuadra e…

F.autor

Leave a Comment