Futboll Seria A Sport

DOMINUAN NDESHJEN/ “Napoletanët” barazon ndaj Torinos dhe vendos një rekord në Europë

Napoli ka barazuar ndeshjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit.

Ndeshja e mbrëmjes së diel në Serie A mes skuadrës së Carlo Ancelotti-t dhe Torinos ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Megjithëse ishin vendasit ata që dominuan ndeshjen, ata nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë e tyre, ndërkohë që ishin edhe të pafat duke goditur shtyllën.

Napoli ka goditur 18 herë shtyllën në sezonin 2018/19, më tepër se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Pritej të ishte një ndeshje me gola në San Paolo, duke parë se Napoli kishte fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Torinos duke shënuar të paktën dy gola në çdo sfidë.

Megjithatë, këtë herë të kaltrit nuk arritën të gjenin golin e fitores dhe duhet të kënaqen me një pikë që i çon në kuotën e 53 pikëve, të qetë në vendin e dytë.

Related posts

Zbulohet lojtari me vlerësimin më të lartë për tre muajt e fundit

Sadik.Autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Pas një asist nga Keidi Bare, mbrojtësi Vidal ndëshkon “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

NJË AUTOGOL QESHARAK NË AMERIKË/ Ish-shoku i Hykës bëhet hit në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment