Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E MAURICIO SARRIT/ Zidane zbulon tre kushtet themelore për klubin e Chelseat (FOTO)

E ardhmja e Mauricio Sarri në krye të Chelsea mund të përfundojë në fund të këtij sezoni, për këtë klubi londinez është vënë në gjurmët e pasuesit të tij.

Zgjedhja e parë e presidentit Roman Abramovich është Zinedine Zidane, teksa “The Sun” ka zbuluar se francezi iu ka vënë tre kushte themelore drejtuesve të klubit anglez.

1. Një kontratë e re për Eden Hazard, të jetë ai bërthama e ekipit.

2. 200 milionë paund kredit për të shpenzuar në merkato, edhe më shumë nëse shiten lojtarë që klubi londinez ka aktualisht nën kontratë.

3. Fuqi dhe fjalë me peshë në rekrutimet që bën drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia.

 Burime të gazetës angleze kanë zbuluar se Zidane po pret fundin e sezonit dhe nuk po ushtron presion për të zënë vendin e kolegut të tij, sepse nëse Chelsea arrin të fitojë një trofe kupe në Angli ose ta kualifikojë ekipin në Champions League sezonin e ardhshëm do të thoshte se Sarri konfirmohet si trajneri i Chelsea dhe alternativa e tij bie poshtë.

Related posts

“THUMBON” MILAN-IN ME DEKLARATËN/ Mbrojtësi Godin: Si menduat se do të vinim për qejf?! Ia kishim borxh…

Delo.autor

TJETËR TRAGJEDI NË BOKS/ Pas rusit, ndërron jetë 23-vjeçari argjentinas…

Delo.autor

MENDOHEJ SE MUND TË RIVALIZONIN BAYERNIN PËR TITULL/ Trajneri gjerman: Kalendar m*ti, askujt nuk i plas për ne

Delo.autor

Leave a Comment