Futboll Seria A

Tension i lartë te Milan-i, “fluturojnë” karriget…

Tension i lartë në shtëpinë e Milan-it për situatën e Gustavo Gomez. I pakënaqur për minutazhin shumë të paktë, lojtari kërkon të largohet drejt Boca Juniors, por klubi kuqezi vazhdon të hezitojë ndaj ofertës argjentinase (5 milionë euro për 80% të kartonit të lojtarit). Mes agjentit të futbollistit, Augusto Paraja, dhe Massimiliano Mirabelli-t ka patur një debat të fortë, me gota të thyera dhe një karrige e hedhur në zyrën e drejtorit sportiv.

I aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit të ndeshjes së fituar 5-1 kundër Austrisë së Vienës në “San Siro”, Gomez ka vendosur të ndryshojë ambient. Në gjurmët e tij prej kohësh ka qenë Boca Juniors, por Milan-i vazhdon të rezistojë, duke e konsideruar të mbyllur këtë dritare merkatoje si në dalje ashtu edhe në hyrje. Një qëndrim që ka nervozuar agjentin e lojtarit, Augusto Paraja. Sipas “Tyc Sports”, mes agjentit dhe drejtorit sportiv kuqezi janë shkëmbyer fjalë të rënda.

Dhe jo vetëm. Flitet se dikush ka parë edhe një karrige “të fluturojë“ dhe një punonjës duke mbledhur copat e një gote të thyer në zyrën e Mirabelli-t, i cili më pas ka shoqëruar te dera Paraja-n. Një përballje e ashpër, që gjatë të mërkurës mund edhe të sjellë një fund të lumtur. Një përfaqësues i Boca-s, do të flasë drejtpërdrejt me pronarët kinezë të Milan-it. Pikërisht në këtë moment mund të vijë edhe kthesa për të zgjidhur situatën.

Related posts

DERBI I SUPERKUPËS SË SPANJËS NIS ME POLEMIKA PËR GJYQTARIN/ Reali akuza Rohas për humbjen ndaj Atletikos

F.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manchester United e mban me zor, mbrojtësi Diogo kërkon rikthimin tek Milan. Ja situata…

Delo.autor

DHUNA NË SUPERIORE/ Shoqërohet nga policia Presidenti i Kamzës

Delo.autor

Leave a Comment