International

Di Maria: I vetmi i sigurtë tek Argjentina është Messi

“Unë nuk dukem i sigurtë se do të jem në Botërorin e Rusisë. Trajneri Sampaoli na e tha shumë qartë se i vetmi i sigurtë tek Argjentina është “xhuxhi” (Messi), të tjerët duhet të luftojnë e ta meritojnë me punë,” – deklaroi Ángel di María, kur u pyet për Kupën e Botës në Rusi, që do të mbahet verën e ardhshme, nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Pra, e vetmja gjë, që është e qartë, ka të bëjë me Lionel Messin, liderin dhe kapitenin e Albiceleste. “Ne jemi pranë Botërorit. E gjitha kjo na bën të dukemi, të tregojmë veten në çdo ndeshje me klubin. Përveç kësaj, për shkak të moshës sime, mund të jetë Botërori im i fundit. Gjëja më e rëndësishme është që të kem vazhdimësi në klub. Trajneri na shikon në çdo lojë. Për Argjentinën do të ishte një rast i mirë, pas tri finaleve të humbura. Kjo është mënyra e vetme për t’i shëruar plagët”.

Related posts

Pato ëndërron të luajë me Brazilin në Botërorin e Rusisë

Q.Autor

Trajneri i Valencias, Marcelino: “Cancelo nuk do të largohet nga Interi”

Q.Autor

Wenger shfajëson Sanchezin: Nuk është ai problemi ynë

Q.Autor

Leave a Comment