Futboll Premier League

Beckham, Cantona e Ronaldo, ja historia e numrit 7 tek Manchester United

Me kalimin e Sanchez te Manchesteri i cili mori edhe fanellën me numrin 7, Goal.com ka listuar të gjithë lojtarët të cilët e kanë bartur këtë fanellë më këtë numër.

George Best

Një ikonë brenda dhe jashtë fushe, Best mbetet i vetmi irlandezo-verior i cili arriti të fitonte Topin e Artë me Manchester United dhe duke u shpallur golashënuesi me i mirë i “Djajve të Kuq” për gjashtë sezone rresht deri në vitin 1974.

Ai ndihmoi “Djajtë e Kuq” te fitonin dy tituj të ligës si dhe Kupën Evropiane në vitin 1968, duke shënuar një gol në finale e fituar kundër Benfica-s me rezultatin 4-1.

Bryan Robson

Gjatë një sondazhi në vitin 2011 ku merrnin pjesë lojtarët e parë të Manchester United, Bryan Robson u votua si mesfushori më i mirë i “Djajve të Kuq” për paraqitjet e tij të mira në këtë repart.

Ai zhvilloi 461 ndeshje me Man.United ku shënoi 99 gola dhe u bë kështu kapiteni i parë anglez që ngriti FA Cup dhe ndihmoi ekipin në triumfin e Kupës së Premier Ligës dhe Kupën e Kupave.

Keith Gillespie

Duke ndjekur gjurmët e George Best, Keith Gillespie, arriti të fitoi FA Cup ne vitin 1992 dhe trajneri Sir Alex Ferguson i dorëzon atij fanellën me numrin 7.

Gillespie nuk pati shkëlqimin me “Djajtë e Kuq” pasi shumicën e ndeshjeve e ndiqte nga stoli, ne vitin 1995 ai vendos të transferohet në “Keshtjellë” tek Newcastle.

Eric Cantona

Ne vitin 1993, fanella me numrin 7 do t;i dorëzohej Eric Cantona një prej ikonave të Manchester United në atë kohë.

I ardhur nga ekipi i Leeds, Cantona u bë kështu një prej sulmuesëve me të frikshëm për cdo mbrojtës dhe dominoi me ekipin e kuq duke shënuar pafundësi golash.

David Beckham

Fantazisti David Beckham u bë një kapitenët më të rinj të përfaqësueses angleze gjatë peridhës qekur iu bashkua Manchester United-it.

Megjithëse nuk shihej si lojtar kyç për Sir Alex Ferguson, ai arriti të fitojë besimin e tij, të cilit iu dorëzua edhe numri 7 që para tij e kishim mbajtur ikona të ekipit të Manchesterit.

Në vitin 2003 David Beckham transferohet tek Real Madrid, pas 350 paraqitjeve me ekipin e “Djajve”.

Cristiano Ronaldo

Largimi i Beckham duket se zbehu pak tifozët nga Manchesteri por me ardhjen e portugezit Ronaldo dhe aftësive të tij të shkëlqyera, ai po kthehej një admirues per çdo tifoz.

Cristiano Ronaldo kalon nga Sporting Lisbona për tek Manchester United. Gjatë karrierës së tij me “djajtë e kuq” ai arrin të fitojë “Topin e Artë” që lojtari që e kishte fituar me United kishte qenë George Best. Gola pa fund e mjaft tituj të fituar nën drejtimin e Ferguson, Ronaldo kompleton transferimin e tij ne Madrid në vitin 2009 për shumën e 90 milionë eurove, duke ndjekur kështu gjurmet e David Beckham.

Michael Owen

Pasi ishte pjesë e Liverpool dhe Real Madrid, Michael Oëen rikthehet në Premier League tek Manchester United. Ai u mundua të jepte maksimumin me ekipin e kuq përgjatë tre viteve ne Old Trafford, por ato vite do t’i duheshin të parballej më euforinë e Manchester Cityt i cili i kishte hequr mundësinë për të fituar kampionatin.

Antonio Valencia

Transferimi surprizë nga Ëigan Athletic tek Manchester United do ta bënte Antonio Valencian një prej lojtarëve që do të mbante në supe fanellën me numrin 7, përgjatë viteve 2012-2013 pas Michael Oëen.  Valencia futbollisti i dytë në botë, pas Aaron Lennon përsa i përket shpejtësisë, e mban vetëm një vit fanellën me numrin 7 për t’u kthyer më pas tek i preferuari i tij, numri 25.

Angel Di Maria

Numri 7 ka ndenjur bosh për gati një vit tek Manchester United. Do ishte Angel Di Maria ai që do të kompletonte transferimin nga Real Madridi per tek Manchester United, duke marrë kështu edhe fanellën me numrin 7.

Nën drejtimin e Luis Van Gaal, argjentinasi arriti të shënonte vetëm katër here dhe të jepte 12 asiste per vetem një vit te vetëm duke kaluar pastaj në rradhët e Paris St Germain.

Memphis Depay

Memphis Depay kompleton transferimin nga PSV tek Manchester United per shifren e 30 milionë eurove. Sado përpjekje që bëri me fanellën e “Djajve të Kuq” ai nuk arriti ta bindte trajnerin aktual Jose Mourinho duke i dhënë Ok për t’u larguar tek Lioni në janarin e 2017.

 

Related posts

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kuriozitete e statistika: Çuditë e ndeshjeve pa pësuar, kujdes minutat 21 dhe 22

Delo.autor

Alisson: Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma

Q.Autor

PËRBALLJA MIQËZORE ME FERONIKEL/ Donnarumma ngre peshë: Me zor po presim të luajmë në… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment