Futboll Ligue 1 Sport

MESFUSHORI VERRATTI PRANË RINOVIMIT/ Ja sa do të përfitojë “Fantazisti” nga klubi PSG-së

Mesfushori italian Marco Verratti është pranë rinovimit të kontratës me ekipin e PSG-së. Falë kontratës së re, e cila do të skadojë në vitin 2024, fantazisti i kombëtares “azzurre” pritet të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

26-vjeçari luan me PSG-në që prej vitit 2012, por kohët e fundit ishte përfolur për një interesim të skuadrës së Manchester United. Për të evituar çdo thashethem, skuadra pariziene është gati t’i ofrojë një rrogë të majme Verratti-t, që pritet përfitojë 208 mijë euro në javë.

Fantazisti është një nga futbollistët kyç të ekipit të PSG-së, ndaj klubi kërkon ta mbajë talentin edhe për 5 vitet e tjera. Në 171 ndeshje me skuadrën e Paris Saint Germani ai ka realizuar 8 gola, duke u shpallur 5 herë kampion në League 1.

Related posts

LISTA/ 10 trajnerët më të paguar në botë, ka surpriza!

Delo.autor

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

Botërori 2018/ Sigurimi rus nuk të fal, ndalon maskotën e Brazilit “Kanarina Pistoletë”

Sadik.Autor

Leave a Comment