Ekskluzive Futboll Sport

EKSKLUZIVE/ Kristal Abazaj rrëfen vështirësitë dhe emocionet tek skuadra e re. Ka një dëshirë për Kombëtaren

Kristal Abazaj është një ndër futbollistët që po përflitet më së shumti në media. Ish mesfushori i Luftëtarit bëri bujë në futbollin shqiptar pas transferimit në skuadrën e njohur  të brukselit “Anderlecht” por së fundmi është transferuar në skuadrën e Osijekut.

Debutimi i parë i Abazaj rezultoi me sukses. Vetëm 10 minuta pas aktivizimit, realizoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë 3 pikët e radhës Osijek.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al Abazaj ka rrëfyer eksperiencën te “Anderlecht” , dëmtimin e pësuar dhe debutimin tek skuadra e re.

Intervista e plotë

1.Debutimi i parë në skuadrën Osijekut rezultoi i suksesshëm. Si u ndjet pasi shenuat golin ?

Po ishte një  fillim i mirë, u ndjeva shumë mirë sepse shënova që në debutimin e parë dhe mbi të gjitha i dhash tre pikë ekipit.

2.Transferimi nga Luftëtari tek Andelecht ishte një ngjarje bujshme. Si do ta përkufizoni këtë eksperienc?

Ishte një transferim shumë i madh që nuk ndodh shpesh nga Shqipëria  të ikësh me një top klub europian. Gjatë  periudhës time atje kam mësuar shumë dhe jam shumë i kënaqur.

4.Në media është përfolur për dëmtimin që të mbajti jashtë fushës.Si është gjëndja e Abazaj tani ?

E kam kaluar tashmë atë  kohë të veshtirë dëmtimi, tani po stërvitem normalisht që të vi sa më shpejt në 100% .

5.Jemi pranë ndeshjes së eliminatorëve të europianit 2020.A keni dëshirë të jeni dhe ju pjesë e kombëtares në këtë rrugëtim?

Normalisht që po pasi është nder të përfaqësosh dhe të luash për kombëtaren por çdo gje ja lejm kohës.

6.Cili është momenti më i bukur deri më sot në ndeshjet që keni luajtur ?

Momenti më i bukur është ndeshja kundër partizanit në Gjirokastër, ndeshje qe fituam (5-0).

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah: Një moment i veçantë për mua

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Lewis Hamilton më i shpejti në Spanjë, siguron “pole position” nr.100 në karrierë

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ 13 gola në 7 sfida, Bylisi mposht Erzenin dhe shkon +8. Ja të gjitha rezultatet…

Delo.autor

Leave a Comment