Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT NË UDHËKRYQ/ Ja kushti i Icardit për t’u kthyer në fushë

E ardhmja e Mauro Icardi-t është akoma në dyshim.

Mundja e krahut mes Wanda Nara, bashkëshortja-menaxhere e sulmuesit, dhe administratorit të deleguar të zikaltërve, Beppe Marotta, vazhdon.

Vendimi i klubit për t’i hequr shiritin e kapitenit ka qenë një goditje e rëndë për argjentinasin, i cili, sipas “Gazzetta dello Sport”, pretendon kthimin e shiritit dhe faljet e klubit për t’u kthyer në fushën e lojës.

Ndërkohë, nuk ka asnjë zhvillim të ri në lidhje me negociatat për rinovimin e kontratës së futbollistit. Gjithmonë sipas “Gazzetta dello Sport”, Wanda dhe Mauro nuk janë të interesuar për një ofertë të mundshme të klubit.

Një situatë e komplikuar nga e cila mund të përfitojë Juventus, që duket se është vënë në lëvizje për të siguruar ish-kapitenin e Inter-it verën e ardhshme.

Related posts

STATISTIKA me të cilën mburret Seria A, ka lënë pas të gjithë kampionatet e tjera të mëdha

Delo.autor

Jorginho mund të zhbllokojë negociatat Chelsea-Napoli për Sarri-n

Sadik.Autor

TELUSHI ngacmon FLAMURTARIN: Fituan duke u mbyllur në zonë, derbi ndeshja më e…

Isa.Autor

Leave a Comment