Futboll Sport

“BËMË 25 GJUAJTJE NË PORTË”/ Valverde justifikohet me statistikat

Barazimi pa gola ndaj Lyonit duket se nuk i ka lënë një shije të mirë trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Ai u shpreh se nuk e kupton si nuk ka fituar skuadra e tij.

“Jam kënaqur me nivelin e lojës dhe përkushtimin që pashë në fushë, por megjithatë më i rëndësishmi është rezultati, që nuk më kënaq aspak. Bëmë 25 goditje që janë shumë, por realisht nuk e di si ta komentoj. Nuk më interesojnë ato gjuajtje, por ajo që kemi marrë nga fusha”, tha Valverde.

Kujtojmë se takimi i kthimit do të luhet më 13 mars në Barcelonë, aty ku katalanasit janë një skuadër tjetër.

Megjithatë, përpara këtij takimi, Barcelona do të luajë 2 ndeshje me Realin e Madridit për Kupën e Mbretit dhe për kampionat.

Related posts

Vanda i bën PRESION INTERIT/ Duhen 8 milionë euro në vit për rinovimin e ICARDIT

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gatusso largohet nga Milani në verën e ardhshme, ja trajneri në vend të tij

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment