Futboll Seria A Sport

Tifozëria zikaltër, tjetër “surprizë” për ndeshjen ndaj Sassuolos

Interi do të presë Sassuolon mbrëmjen e sotme, teksa tifozëria zikaltër ka përgatitur një tjetër surprizë për të besuarit e Spallettit. Rreth 75 mijë vetë do të jenë në shkallët e ‘San Siros’ për të mbështetur lojtarët zikaltër, në atë që Luciano Spalletti e quajti gjysmëfinalet e sezonit.

Kjo shifër konfirmon edhe një herë se Interi është absolutisht skuadra më e ndjekur në Itali, ku ka tejkaluar numrin e një milion tifozëve gjatë sezonit, ndërsa ka një mesatare prej më tepër se 50 mijë ndjekësish për ndeshje.

Natyrisht që ky numër është i vogël krahasuar me shifrat e klubeve më të mëdha europiane, por është shumë i lartë me mesataren e Serisdë A, që nuk i tejkalon 25 mijë tifozë për ndeshje.

Sfida ndaj Sassuolos do të jetë vendimtare për Interin, në prag të transfertës finale në Romë ndaj Lazios, ku edhe do të jepet verdikti nëse do t’ia dalin zikaltrit të luajnë në edicionin e ardhshëm të Championsit, apo jo.

Related posts

Ish-futbollisti Juve, kandidat për drejtimin e Arsenalit

Sadik.Autor

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Pas 5 minutash lojë, Son turpëron portierin Ederson dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ LAZIOS/ Cristiano Ronaldo ka një motiv për të shënuar sonte, fjala është për…

Delo.autor

Leave a Comment