Futboll Sport

Një nga katër klubet që Ibrahimovic dëshiron të fitojë Champions-in

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një intervistë për rrjetin e transmetimit italian, “DAZN” ku preku të gjitha temat e nxehta në futboll.

Champions League – “Këtë vit është shumë e hapur. Asnjëri ekip nuk është më lartë se ekipet e tjera, kështu që çdo skuadër mund të shkojë në finale dhe ta fitojë atë. Shpresoj që një nga ish-klubet e mia ta fitojë atë: PSG, Manchester United, Juventus, Barcelona, Inter u eliminua dhe Milani nuk shty aty, kështu që kam katër skuadra akoma aty”.

Luka Modric: “Mendoj se është një nga mesfushorët më të kompletuar në botë. Ai pason në mënyrë fantastike dhe ka vizion për lojën, kontrollin e topit e ka të mrekullueshëm. Kam luajtur kundër tij në moshë të re dhe jam i lumtur që ai i fitoi të gjitha këto çmime sepse nuk ndodh që një lojtar si ai të fitojë.

Zakonisht është një sulmues dhe për shumë njerëz ishte një Wow. Viti i shkuar ishte viti i tij dhe e meritoi. Mamaja ime është nga Kroacia, ai është nga Kroacia, jam i lumtur për të, është pjesë e gjakut.

Më tej Ibra tha se ndihet i lumtur për karrierën e tij sepse ka luajtur përballë ekipeve dhe mbrojtësve më të fortë në botë dhe i ka kaluar të gjithë. Teksa këtë sezon me LA Galaxy beson se do të sjellin diçka të madhe.

 

Related posts

GIRONA- REAL/ Formacionet: Modric dhe Courtois e nisin përsëri nga stoli (FOTO)

Isa.Autor

BASTET/ Teuta favorite edhe në sfidën e kthimit, ja si kuotohen durrsakët ndaj Inter Escaldes…

Delo.autor

BARCELONA NËN DREJTIMIN E FLICK/ Presidenti Laporta: Jemi të kënaqur, rezultatet flasin

F.autor

Leave a Comment